Falë një iniciative të një bashkëqytetareje nga Pogradeci e cila jeton në Gjermani është arritur që në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Biker Brummi Hilfe” (i përkthyer në shqip si Fondacioni Humanitar i Motoristëve), të sigurohen 10 trajlera me mjete për Spitalin e Pogradecit, çerdhet, kopshtet dhe dy shkolla.

Kamionët kanë mbërritur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në Pogradec, ndërsa bashkë me ta edhe mbi 500 motoristë nga disa vende të Europës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë ditën e sotme iniciatorët e kësaj nisme bamirësie dhe dhuruesit janë pritur nga Kryetari i Bashkisë dhe më pas do nisi shpërndarja e ndihmave.

Në orën 18:30 pati në qytetin liqenor edhe një paradë nga motorristët e pranishëm, ndërsa prej orës 20:30 ka nisur në zonën e plazhit një koncert me këngëtarët e njohur Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Elton Deda, Renis Gjoka, Rubin Kaso dhe me prezencën e 04 Band.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb