Roma ka zyrtarizuar afrimin e një sulmuesi. Klubi kryeqytetas ka siguruar firmën e Andrea  Belottit. Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, teksa klubi para pak minutash bëri njoftimin zyrtar.

28 vjeçari italian lë Torinon pas shumë sezonesh atje. Transferimi i tij te Roma ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Mourinho, i cili e donte me patjetër në skuadër.

Drejtuesit e klubit kanë bërë një merkato të kënaqshme, me futbollistë si Wijnaldum dhe  Dybala që i kanë shtuar akoma më shumë cilësinë ekipit. Belotti do debutojë me gjasë ndaj Monzës, të martën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: