Festa e Tiranës pas fitores 0-2 në transfertë përballë Egnatias nuk ishte e plotë, lojtarët stafi, të gjithë ishin me shpirt e mëndje te gjendja shëndetësore e Klevi Qefalias, me mesfushorin që pësoi një dëmtim shumë të rëndë në kokë, duke u transportuar me urgjencë në spital.

Për fat të mirë, Qefalia e ka kaluar gjendjen e rëndë shëndetësore, është jashtë rrezikut për jetën, por do të mbahet në mbikëqyrjen e mjekëve të specializuar për t’u rikthyer sa më shpejt në gjendje optimale, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të Tiranës.

Duke u rikthyer te sfida, përtej traumës së madhe që shkaktoi dëmtimi i Qefalias, bardheblutë siguruan një tre pikësh shumë të rëndësishëm, një fitore jetike pas barazimit në start. Sherif Kallaku dhe Hasani ishin autorët e golave, një fitore me dedikim për Klevi Qefalian.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb