Kthesë në hetimet për vrasjen e Shefki Kurtit, shtetasit shqiptar 72-vjeçar me banim në Badia Polesine (Rovigo), trupi i të cilit i prerë në copa u gjet në ujërat e lumit Adigetto.

Gruaja e viktimës, Nadire Kurti, e arrestuar nga karabinierët, dyshohet se ka pranuar krimin. Pjesët e kufomës së 72-vjeçarit, të copëtuara dhe të vendosura në qese plastike, përveç kafkës, ishin nxjerrë në një kanal midis 28 dhe 30 korrikut.

100854807 4423ff55 0873 4563 B781 0f1d5b6946ae
100854807 4423ff55 0873 4563 B781 0f1d5b6946ae

Sipas raportimeve të karabinierëve, të cilët zbatuan urdhrin e sigurisë ndaj saj të shtunën, gruaja tashmë ruhet në repartin e psikiatrisë në spitalin e Rovigos. Prokuroria e Rovigos do të organizojë edhe disa kontrolle për të konstatuar gjendjen e saj mendore. Kanë qenë familja e Kurtit – çifti ka dy fëmijë të rritur – që ka zyrtarizuar denoncimin e zhdukjes të dielën e 24 korrikut, ditën kur u raportua për një sherr mes burrit dhe gruas së tij.

70-vjeçarja sipas mediave italiane ka rrëfyer vrasjen. Trupi i masakruar Shefki Kurtit u gjet në ditë të ndryshme: fillimisht u zbulua një këmbë, më pas kraharori dhe krahët; dhe në fund këmba tjetër. Ndërsa kafka e tij ende nuk është gjetur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb