Juventus do të përballet nesër me Spezian, ndeshje kjo që fillon në orën 20.45 dhe vlen për kampionatin italian. Në prag të këtij 90 minutëshi ka folur trajneri i bardhezinjve, Maximilliano Allegri.
Numri një i pankinës ka vlerësuar në maksimum rivalin, ndërsa ka prekur edhe tema të tjera.
“Nuk kam vendosur ende për formacionin. Nicolò Fagioli dhe Angel Di Maria janë në dispozicion, nesër do të vendos. Ne humbëm katër pikë ndaj Sampdorias dhe Romës, kështu që nesër duhet ta kompensojmë absolutisht. Duhet të zgjedh formacionin më të mirë për t’u përballur me Spezian.
Do të jetë një lojë e vështirë. Është e lehtë të luash mirë me Romën pas një ndeshjes zhgënjyese 0-0 me Sampdorian. Pogba nuk është në dispozicion për momentin. Nëse gjithçka shkon mirë, ai do të fillojë të vrapojë nga java e ardhshme, duke shpresuar që të kthehet sa më shpejt. Ai është një lojtar vendimtar për ne” – Tha ai.
(BalkanWeb)
