Tragjik ka rezultuar fati i një të moshuari në Fier, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij ku jetonte i vetëm. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Liri Gero’.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se 74-vjeçari me inicialet P.Ç., ishte i paralizuar. Kanë qenë banorët e pallatit që kanë vëne re mungesën e tij për dy dite dhe kane njoftuar sherbimin zjarrfikës dhe policinë per te hapur deren, ndërsa edhe era e keqe qe vinte nga banesa ka ngjallur dyshime per vdekjen e tij.

Pasi është hapur dera me force është konstatuar edhe trupi i pajete i 74-vjeçarit. Dyshimet janë se i moshuarit ka ndërruar jete për shkaqe natyrale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: