Sampdoria-Lazio është sfida e Serie A që do luhet në orën 18.30. Para pak minutash janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Bie në sy një vendim i trajnerit të lacialëve, Mauricio Sarri. Sarri ka preferuar që mos të thërrasë për këtë takim në Genoa mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj, pasi nuk rezulton as në stolin rezervë.

Lazio është në vendin e pestë me 7 pikë. Sampi është e 18-ta me 1 pikë.

Sampdoria (4-2-3-1): Audero, Bereszynski, Murillo, Colley, Augello; Rincon, Vieira; Verre, Sabiri, Leris; Quagliarella. Trajner: Giampaolo.

Lazio (4-3-3): Provedel; Lazzari, Patric, Romagnoli, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni. Trajner: Sarri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: