Partizani ka siguruar transferimin e Marccelino Prekës. Mbrojtësi 19 vjeçar do të qëndrojë në kryeqytet, të paktën për 4 sezone.Preka ka qenë më parë pjesë e Bylis dhe tashmë do e shikojmë të luajë me Partizanin.
“FK Partizani njofton arritjen e trasferimit të lojtarit Marçelino Preka. Mbrojtësi i talentuar 19 vjeçar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive me ekipin e Bylis. Preka i cili është njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21 do të jetë pjesë e të kuqve për 4 sezonet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit” – Shkruan klubi.
(BalkanWeb)
