Juventus ka huazuar nga PSG mesfushorin Leandro Paredes. Lajmi është dhënë nga klubi parisien, me anë të një postimi në Twitter.

Për 28 vjeçarin argjentinas kjo nuk do të jetë aventura e parë në Serie A, Pasi ka luajtur 2 sezone për Romën.

“Leandro Paredes nënshkruan me Juventusin për sezonin 2022-2023, si pjesë e një huazimi me opsion blerjeje. Paris Saint-Germain i uron Leandro Paredes një sezon të mbarë me ngjyrat e tij të reja” – Shkruan PSG.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: