Pasi u shfaq për herë të parë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku mbajti edhe një fjalim emocionues dhe shpërtheu disa herë në lot, Sali Berisha i ka besuar një detyrë të re, ish-kryeparlamentares Jozefina Topallit.

Ditën e sotme u caktua nga Kryesia e PD-së se Topalli do të jetë drejtuese e grupit të punës për zgjedhjet e ardhshme lokale të 2023-shit, për qarkun e Lezhës.

Në mbledhje u caktuan grupet e punës edhe për qarqet e tjera, duke u vënë kështu në lëvizje për zgjedhjet lokale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: