Andrea Belotti është prezantuar te Roma. Sulmuesi i njohur italian ka thënë edhe fjalët e para pas transferimit te ekipi kryeqytetas, ku është shprehur i lumtur që do jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga trajneri portugez Jose Mourinho.

“Prioriteti im ishte të transferohesha te Roma sepse e dija që klubi ka një projekt të qartë. Drejtuesit dhe skuadra janë ambicioz. Unë nga ana tjetër, nuk kërkoja një kontratë që të më “përkëdhelte” apo të më mbronte, nuk mendoja kaq shumë. Dija vetëm se Roma ishte prioriteti. Fizikisht jam mirë sepse jam stërvitur me një përgatitës atletik, megjithatë kam bërë vetëm disa seanca stërvitore me skuadrën dhe duhet të punojë ende për të kuptuar edhe idetë e trajnerit në fushë.

A mund të shkojë Roma më shumë se vendi i katërt? Do të jetë një sezon i çuditshëm me Botërorin në mes, të favorizuara janë skuadrat që kanë një organikë të zgjeruar. Objektivi i Romës është të fitojmë ndeshje pas ndeshje dhe më pas të shohim se çfarë pozicioni do të kemi. Por, nuk vendosim limite.

Konkurrenca me Abraham dhe ritakimi me Dybalën? Konkurrenca është thjesht një mundësi më shumë për t’u rritur, Abraham është një sulmues shumë i mirë dhe diçka e tillë më motivon të bëj më shumë në çdo stërvitje. Pastaj takimi me Dybalën ishte shumë i këndshëm, kemi folur për rrugët tona nga koha kur ishim pjesë e Palermos. Edhe pse në vijim shkuam në të njëjtin qytet, Torino, por me skuadra të ndryshme. Tani e kemi rigjetur njëri-tjetrin shumë më të rritur dhe të matur, te Palermo ishim fëmijë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: