Ka nisur sërish aksioni i paligjshëm i IKMT-së për të vijuar me shembjen e pishinës së dytë në ‘Prestige Resort’.
Inxhinieri Astrit Vila pohoi për News24 se IKM shkoi në 700 metra nga 450 metra që ishte përcaktuar që të shembej, ndërsa kërkoi që të vinin topografë nga ky institucion.
“Kanë bërë shkelje ligjore, keni shkelur ligjin që keni bërë vetë. Keni kaluar dyfish të prishjes së djeshme. Mos vazhdoni se do të mbani përgjegjësi ligjore. Po jua kërkoj me insistim. Bëni matje. 450 metra ishte për t’u prishur, janë prishur rreth 700. Ta matin dhe më pas të vazhdojnë. Kanë bërë shkelje me të dyja këmbët. Na kanë cënuar pronën, dhe e kanë prishur dyfishin e asaj që duhej të prishej.”, tha inxhinieri.
(BalkanWeb)
