Inxhinieri dhe përgjegjësi i mirëmbajtjes në ‘Prestige Resort’, Astrit Vila tha se nëse IKMT vijon të prishë pjesën fundore të pishinës, do të rrezikonte që hoteli të dilte jashtë funksionit.
Ai tha për News24 se në këtë pjesë janë vendosur pajisjet për furnizimin me ujë të ngrohtë duke shtuar se aty është depo e ujit.
“Po lemerisin fëmijët, na vjen keq kur i shohim që qajnë. Ne në këtë pishinë kemi furnizimin me ujë të ngrohtë, pajisjet te fundi i asaj pushimi. Do dalë jashtë funksionit hoteli nëse prishet ajo pjesa atje. Është depoja e ujit aty.”, tha ai.
(BalkanWeb)
