Sfida mes Prishtinës dhe Ballkanit, e vlefshme për Superligën e Kosovës ka filluar me 10 minuta vonesë. Shkak është bërë një përleshje fizike mes dy tifozërive të klubit, në tribunat e stadiumit të mirënjohur, “Fadil Vokrri”.
Sipas asaj që shkruajnë mediat dardane, iniciator të sherrit kanë qenë vendasit, që kanë nisur të sulmojnë lojtarin e 12-të të ardhur nga Suhareka.
Ajo që mund të thuhet është se fillimisht nuk ka pasur prezenca policie, me këta të fundit që kanë ardhur në stadium menjëherë pasi janë lajmëruar.
(BalkanWeb)
