Pamjet që shihni tregojnë aksionin e paligjshëm të IKMT-së, që vijon në Prestige Resort, ku pushues të huaj dhe shqiptarë kanë zgjedhur të pushojnë.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb një video ku shihet se pushuesit konsumojnë mëngjes, mes zhurmës së madhe të fadromave, ndërkohë që shihet se një fëmijë mbyll veshët për të shmangur zhurmën e madhe.

Kujtojmë se aksioni për shembjen e paligjshme të dy pishinave në Prestige Resort ka nisur që prej të premtes, ndërkohë vijon ende.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb