Vetëm 1 gol kishte pësuar Roma në 4 ndeshjet e para të Serie A, por Udinese i shkakton një humbje shumë të rëndë me “poker” gola, humbja e parë sezonale e verdhekuqve.

Jose Mourinho e ka të vështirë ta besojë, por gjërat mund të shkonin edhe më keq, mund të pësonin edhe më shumë, në një kohë kur ekipi i tij ishte inekzistent në fushë.

Kjo ishte humbja më e rëndë e Jose Mourinho-s në Serie A, kurrë më parë një ekip i tij nuk kishte pësuar një humbje me katër gola diferencë në Serie A, vetëm dy herë i ka ndodhur në karrierën e tij, një herë në krye të Real Madrid, asokohe i masakronte Barcelona e Pep Guardiolës 0-5 në “El Calsico”, hera e dytë i ka ndodhur në krye të Man.United përballë Chelsea:

“Është e rëndë, për mua dhe për tifozët. Gjithsesi preferoj një humbje 4-0 se sa katër humbje me nga 1-0”, u shpreh Mourinho pas ndeshjes. Roma humbi një shans shumë të mirë për të qëndruar në krye të Serie A, tashmë sheh të parakalohet nga Undiese, Atalanta, Milan e Napoli.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: