Kreu i Partisë së Lirisë, Iir Meta ka zhvilluar një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës tij kreu i Partisë së Lirisë tha se do të propozohet një projektligj ku synohet vendosja e një rregulli për të mbrojtur punonjësit nga rritja e çmimeve.

“Synohet vendosja e një rregulli për të mbrojtur punonjësit nga rritja e ccmimeve. Rritja ekonomike është por pagat nuk janë rritur, rritja galopante e ccmimeve për 2022 ka krijuar një situatë shumë të rëndë ekonomike dhe sociale. Indeksimi i pagës minimale është e nevojshme. Për efektet,rritja e pagës reale ka efekte pozitive sepse rritet mirëqenia.

Rritet fuqia blerëse dhe ajo e konsumit, mundëson rritjen e të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore duke përmirësuar bilancin.”, tha Meta.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: