Sezoni i ri i emsionit ‘Vila24’ në News24 me moderatoren Brunilda Lahe nisi sot me kampionen e Europës në atletikë Luiza Gega. Sportisja në një rrëfim ndryshe zbuloi dhe raportet me njeriun më të shrenjtë, nënën e saj.
“Vi nga një familje e thjeshtë, mamit tim i kanë ndodhur disa fatkeqësi dhe kjo ka ndikuar që te ne fëmijët e saj mos e transmetoj me fjalë krenarin që mund të ketë për ne, por e ka bërë me vepra gjithmonë. Nuk ma thotë kurrë me fjalë sa krenare është për mua, për këtë unë i kam ngjarë mamit, kënaqet shumë me mua por nuk kënaqet kurrë me veten. Unë jam një natyrë që gjithë kohës e gjej diçka te vetja për të mos u kënaqur 100%, nuk jam shumë e drejtë me veten ndoshta. Ndërsa padyshim mami im është shumë krenare pavarësisht se mezi pret që unë ta lë sportin, pasi do të më shikoj të realizuar”- u shpreh kampionia Luiza Gega .

Luzia Gega u shpall kampione e Europës në atletikë pasi fitoi medalje ari në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian që u zhvillua në Mynih.

Sportistja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31.

Gega dominoi pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, gjermanes Lea Meyer.
Në një interviste ekskluzive për News24 me moderatoren Brunilda Lahe, atletja tregoi se si ndjehet pas këtij titulli të rëndësishëm.

“Ndjehem e përmbushur me atë që kam arritur, në radhë të parë për veten time. Për shumë njerëz mund të mos jetë asgjë por për mua është gjithçka. Gara e fundit ka qenë ndryshe pasi unë e doja këtë medalje dhe mendoja që mund t’ja arrija. Kur erdhi xhiroja e fundit pash që kisha ende energji dhe mund t’ja dilja, i thoja vetes “Luiza vrapo dhe mos u rrëzo”, se më dukej se vrapoja dhe dridhesha njëkohësisht. Kur kalova vijën e finishit i thash vetes që ja dole”- tregoi plot emocion Luiza Gega.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb