PSG-Juventus është pa diskutim sfida më e rëndësishme e mbrëmjes së sotme në Champions League, kjo për shumë arsye. Në opinionin sportiv kjo shihet si një betejë mes dy filozofieve, nga njëra ana Al-Khelaifi që është rreshtuar në krahë të presidentit Ceferin si mbrojtësi më i zellshëm i formatit aktual të Champions dhe nga ana tjetër Agnelli me idenë e tij për të krijuar një Superligë të re evropiane ku do të marrin pjesë klubet më të mira.

Për të zbritur në fushë, për tifozët, kjo shihet si një sfidë kokë më kokë ndërmjet Kylian Mbappe dhe Dusan Vlahovic. Në letër, kjo është një sfidë që nuk ekziston. Nga njëra anë kemi Mbappe, fitues i 5 herë kampionatit francez, 2 Kupa në Francë, 3 Super Kupa, 1 Botëror, 1 Nations League. Nga ana tjetër është Vlahovic fitues i dy kampionateve në një Kupe në Serbi.

Këto janë shifra që flasin qartë, me dy sulmuesve nuk ka një sfidë, Kylian Mbappe është një tjetër nivel, por kjo sfidë mund të nis që sot në mbrëmje. Vlahovic ka vërtetuar në këtë fillim sezoni se gëzon një formë të mirë, ka thyer shumë mallkime në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” ndërsa egoja e tij është të fitojë gjithçka.

Presioni është më i madh në radhët e Mbappe, PSG investojë miliona euro për ta mbajtur në Paris, ylli francez nuk mjaftohet më me trofetë lokal, por këtë vit kërkon me çdo kusht Champions League.
(BalkanWeb)
