Një turiste hungareze është gjetur pa shenja jete në Ksamil.

Viktima është identifikuar si 54-vjeçarja, Sindelyne Erzsebet. Mësohet se ajo është transportuar e vdekur në spital dhe ende janë të paqarta shkaqet që kanë bërë të humb jetën.

Ndërkohë, me vendim të Prokurorisë së Sarandës, trupi është dërguar e shoqëruar nga efektivë policie për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: