Një nga supersfidat e kësaj mesjave në Champions League është Napoli-Liverpool, takim ky që luhet të mërkurën. Përpara sfidës ka folur për mediat trajneri i napoletanëve, Lucciano Spalleti. Spalleti shprehet se do jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe thotë se është mjaft i emocionuar.
“Jam shumë i emocionuar që jam në Champions League, në panairin e futbollit. Sytë e të gjithëve shkëlqejnë, atmosfera është gjithmonë e bukur, është një çmim për kampionatin e madh të bërë vitin e kaluar.
Ky është kompeticioni që të gjithë aspirojnë. Është një kompeticion ku një “top i vdekur” mund të marrë jetë dhe të vendosë një ndeshje, ky është ndryshimi midis asaj që shihni në kampionat dhe asaj që shihni në këtë kompeticion dhe çfarë dinë të bëjnë lojtarët e Champions.
Liverpool? “Ka dallime thelbësore me kampionatin, sepse ata kanë lojtarë të aftë për të nxjerrë lojëra të jashtëzakonshme, edhe kur ju duket se keni bërë gjithçka mirë.
Por ne jemi një ekip që do ta bëjmë ‘Maradonën’ të dashurohet. Djemtë kanë një pasion të shfrenuar për futbollin dhe për këto ngjyra. Ata do të luajnë një ndeshje të shkëlqyer siç bënë me Lazion” – Tha ai.

(BalkanWeb)
