Një nga shenjat më dalluese të aktorit të njohur Jason Momoa, kanë qenë pa dyshim flokët e gjatë të cilët i jepnin pamjes së tij një notë më të “egër”, çka e bënte edhe më shumë të pëlqyer mes fansave, sidomos femrave.

Por Momoa ka marrë një vendim që pa dyshim do të sjellë edhe një ndryshim thelbësor në pamje. Me anë të një videoje të shpërndarë në Instagram, Ylli i “Aquaman” dhe Game of Thrones ka hequr flokët e tij të gjatë.

Sipas tij, një vendim i tillë është marrë për të rritur ndërgjegjësimin për dëmtimin mjedisor të shkaktuar nga plastika njëpërdorimëshe.

“Po i rruaj flokët, po e bëj për shkak të plastikës njëpërdorimëshe – jam lodhur nga këto shishe plastike, duhet të ndalojmë. Pirunët e plastikës, gjithë ato gjëra.

Ato shkojnë në tokën tonë, në oqeanet tona. Unë shoh disa gjëra në oqeanin tonë që janë kaq të trishtueshme, kështu që po ju kërkoj të bëni gjithçka që mundeni për të eliminuar plastikën njëpërdorimëshe nga jeta tuaj – më ndihmoni”, dëgjohet aktori të thotë në video.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb