Qeveria japoneze ka ndarë një total prej 1.6 miliardë jen (11.4 milionë dollarë) për funeralin shtetëror të ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Mediat lokale raportuan se qeveria e kryeministrit Fumio Kishida fillimisht kishte thënë se do të shpenzonte 249 milionë jen nga paratë e taksapaguesve për funeralin shtetëror, të planifikuar për 27 shtator.

Një ceremoni private u mbajt pak ditë pas vdekjes së tij në moshën 67-vjeçare.

Udhëheqësi politik konservator, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua për vdekje nga një ish-ushtarak me një armë të bërë vetë gjatë një fjalimi elektoral në qytetin e Nara më 8 korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb