Brighton i ka dhënë leje trajnerit të vet dhe Chelsea që të diskutojë me Graham Potter, teksa është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Bluve, pas shkarkimit të Thomas Tuchel paraditen e sotme.
Është një zgjedhje e pronarëve të rinj të Chelsea, të cilët do të donin një trajner me të cilin të fillonin një cikël të gjatë. Sipas “Sky Sport UK”, Potter ka fluturuar në Londër për të negociuar me blutë.
Chelsea është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 16 milionë £ për Potter, për të përfunduar kontratën me klubin aktual Brighton. Duke llogarin edhe 15 milionë paund për dëmshpërblimin e Tuchel dhe stafit të tij, kostoja e trajnerit deri tani ka shkuar 31 milionë paund.
(BalkanWeb)
