Karim Benzema la në pjesën e parë ndeshjen mes Real Madrid dhe Celtic në Skoci, takim ky që shkoi për llogari të Champions League.
Dëmtim i tij shqetësoi jo pak trajnerin Ancelotti, teksa klubi ka bërë një postim pak më parë në rrjetet sociale.
“Pas analizave që i janë bërë lojtarit tonë Karim Benzema nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin gjysmë tendinoz dhe një mbingarkesë në kuadriceps, të dy-ja në kofshën e djathtë. Të reja të tjera në pritje” – shkruan klubi.
Në të tilla kushte, francezi pritet të jetë jashtë fushave për 2 javë, duke humbur kështu derbin me Altetico Madrid (18 Shtator).

(BalkanWeb)
