Tre raste dhune në familje janë regjistruar në Tiranë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Specialistët e Krimeve në Komisariatin Nr. 1 arrestuan një 62-vjeçar me iniciale A.A., banues në Petrelë pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe dyshohet se e ka kanosur atë me armë zjarri.

Ndërkohë hetuesit e Komisariatit Nr.5 vunë në pranga një shtetas 44-vjeçar me iniciale F.B. që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata.

Gjithashtu, nga këto struktura u arrestua në flagrancë dhe një shtetas 21 -vjeçar me iniciale B. K. pasi ushtroi dhunë ndaj tezes të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb