Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka ngritur shqetësimin në lidhje me kontrabandën e naftës, shqetësim që e ka ndarë edhe më parë me publikun, madje edhe në foltoren e Kuvendit në sesionin e kaluar.
Me anë të një postimi në Facebook, Sula u shpreh se për çdo sasi nafte të kapur, dhjetë të tjera arrijnë të kalojnë.
Ai shtoi se ministrat e qeverisë së kryeministrit Rama u munduan ta mohonin një skandal të tillë.
Postimi i plotë:
Tjetër sasi nafte kontrabandë e kapur!
Pas denoncimit që bëra me fakte dhe prova zyrtare se ka dyshime të konsiderueshme për importin e naftës kontrabandë, autoritetet e rendit kanë sekuestruar dy sasi të mëdha nafte në tentativë për tu perdorur pa iu nënshtruar detyrimeve doganore dhe taksave. Siç thonë raportet ndërkombëtare, koeficenti i kapjeve është 1 me dhjetë.
1 sasi kapet, 10 arrijnë të kalojnë.
Ministrat e qeverisë së kryeministrit Rama u munduan ta mohonin një skandal të tillë. Ministrja Ibrahimaj llogariti edhe sasinë e naftës që kalon tranzit në Shqipëri për të shkuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për të rrëzuar denoncimin tim.
Por gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra dhe e vërteta doli se në Shqipëri hyn masivisht naftë kontrabandë.
25 ton është sekuestruar vetëm sot.
(BalkanWeb)