Supersfida e mbrëmjes së sotme në Champions League padyshim se është ajo mes Interit dhe Bayern Munchen.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet. Si trajneri Simone Inzaghi, ashtu edhe homologu i tij Julian Nagelsman kanë vendosur që të fillojnë nga minuta e parë me më të mirët.
Sfida e fundit direkte mes të skuadrave ka përfunduar 0-2 në favor të zikaltërve (Asia International Champions Cup). Më poshtë keni rreshtimet.
INTER (3-5-2): Onana; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Mkhitaryan, Brozovic, Calhanoglu, Gosens; Dzeko, Lautaro.
BAYERN MONACO (4-2-3-1): Neuer; Pavard, De Ligt, Hernandez, Davies; Kimmich, Sabitzer, Coman, Müller; Sané, Mané.
(BalkanWeb)
