Natë magjike në Champions League, në sfidat e para të grupeve.
Napoli do tregonte se këtë edicion të Champions League e ka seriozisht, duke mundur me shifrat 4-1 Liverpool. Llogaritë u mbyllën që në pjesën e parë me golat e Zielinskit, Anguisës dhe Simeones. Sfida do ishte edhe më spektakolare në pjesën e dytë, pasi menjëherë Zielinski “tundi rrjetën”. Të kuqtë do zgjoheshin me Diaz.
Barcelona bën detyrën ndaj Victoria Plzen, duke fituar 5-1. Nuk mund të mungonte në këtë takim Robert Lewandowski, që realizoi jo pak por 3 gola. Në listën e golashënuesve shënuan emrin edhe Kessie me Torres. Goli i miqve mban “vulën” e Sykorës.
Në takimet e tjera, Atletico Madrid-Porto përfundoi 2-1, ndërsa Tottenham-Marseille u mbyll 2-0.
Rezultatet:
Atletico Madrid 2-1 Porto
Inter 0-2 Bayern Munchen
Napoli 4-1 Liverpool
Tottenham 2-0 Marseille
Club Brugge 1-0 Leverkusen
Barcelona 5-1 Plzen
(BalkanWeb)
