Recete nga znj Eneida
Përbërësit

4-5 patate
1 qepë e prerë në kubikë
200 gr mish i grirë
150 gr salcë domatesh
Kripë/piper i zi/piper i kuq
Rigon
100 gr djathë kaçkavall/gouda
Vaj ulliri

Përgatitja
Patatet i presim në kubikë dhe i vendosim për të zierë. Pasi janë zierë i lëmë të kullojnë dhe të thahet sipërfaqja e tyre sepse kështu largohet lagështira.
Në një tigan me 4 lugë vaj ulliri skuqim qepën dhe sapo të skuqet shtojmë mishin e grirë. Skuqim dhe mishin dhe shtojmë salcën. I gatuajmë bashkë dhe në fund shtojmë erëzat.
Krijojmë një shtrat me letra alumini ose dhe me letra pjekje në tavë, hedhim patatet, mishin, djathin dhe i pjekim për 20 min në 200 gradë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: