Rusia ka pretenduar se disa armë perëndimore të destinuara për Ukrainën do të përfundojnë në duart e “bandave kriminale dhe terroristëve” dhe se do të intensifikojnë kërcënimet globale të sigurisë.
Komentet e ambasadorit të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya të enjten e portretizuan ndihmën ushtarake si një kërcënim për sigurinë evropiane dhe globale, duke akuzuar zyrtarët ushtarakë të Ukrainës, pa dhënë prova për komplot për të devijuar disa nga armët në tregun e zi.
Kritikat erdhën pasi Shtetet e Bashkuara bënë publike ndihmën ushtarake me vlerë 2.2 miliardë dollarë për Ukrainën dhe vendet fqinje “potencialisht në rrezik të agresionit të ardhshëm rus”, dhe një paketë të veçantë prej 675 milionë dollarësh me armë të rënda, municione dhe automjete të blinduara për Ukrainën.
“Një pjesë e konsiderueshme e këtyre armëve e gjen veten në duart e kontrabandistëve që nga magazinat,” tha Nebenzya, ndërsa shtoi: “Në rrjetin e errët mund të gjesh të gjitha llojet e ofertave për të blerë këto armë. Ne kemi parë tashmë situata të ngjashme në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, ku arsenalet ushtarake perëndimore u rieksportuan në Evropë dhe më pas u përdorën nga grupet kriminale në territorin evropian ose gjetën rrugën e tyre në duart e terroristëve.”
Izumi Nakamitsu, shefi i çarmatimit i OKB-së, paralajmëroi se fluksi në shkallë të gjerë i armëve në zonat e prekura nga konflikti, si Ukraina, “ngre shumë shqetësime duke përfshirë mundësinë e devijimit”.
(BalkanWeb)
