Chelsea shkarkoi pak ditë më parë trajnerin Tomas Tuchel, për shkak të rezultateve të dobëta. Vetë tekniku gjerman ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku gjen kohë të falenderojë të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë periudhës që qëndroi në pankinën e Bluve të Londrës.
“Ky është një nga komunikimet më të vështira që më është dashur të bëj ndonjëherë dhe që shpresoja të mos e bëja për shumë vite. Jam i shkatërruar që koha ime në Chelsea ka marrë fund. Ky është një klub ku jam ndjerë si në shtëpinë time, si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Faleminderit shumë të gjithë stafit, lojtarëve dhe tifozëve që më bënë të ndihem i mirëpritur që në fillim.
Krenaria dhe gëzimi që ndjeva duke ndihmuar ekipin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube do të qëndrojnë me mua përgjithmonë. Jam i nderuar që kam qenë pjesë e historisë së këtij klubi dhe kujtimet e 19 muajve të fundit do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time” – Tha ai.
This is one of the most difficult statements I have ever had to write – and it is one which I hoped I would not need to do for many years. I am devastated that my time at Chelsea has come to an end. pic.twitter.com/0TTlUOjWDx
— Thomas Tuchel (@TTuchelofficial) September 11, 2022
(BalkanWeb)
