Ky fillim sezoni i Vllaznisë është më të vërtetë i çuditshëm, i vështirë për tu shpjeguar. Shkodranët bëjnë të madhin më të mëdhenjtë, por bien dy herë atëherë kur nuk duhej. Blofi në sfidën e parë, atë kundër Erzenit, mund të dhe të qëndronte, ishte sfida e parë, një kundërshtarë që provonte për herë të parë elitën, ky perceptim u përforcua pas dy fitoreve radhazi kundër Kukësit dhe Tiranës, dy rivalë direkt që ndezën menjëherë ambientin në Shkodër. Për të shuar shumë shpejt këtë “zjarr” mendoi Egnatia, Vllaznia pësoi një humbje shumë të rëndë, në lojë dhe në shifra, disfata 3-0 është e vështirë për tu përtypur. Rrogozhinasit i ulën me këmbë në tokë, duke detyruar Mirel Josën ti lëshojë një mesazh të qartë, lojtarëve dhe klubit:

“Pse herë pas herë goditemi në këtë mënyrë? Unë dua ti them si lojtarëve edhe klubit se titulli, apo tre pikët, nuk fitohen ende pa nisur loja”.

Nga 10 ekipet, Egnatia kishte pa diskutim kalendarin më të vështirë në këtë fillim sezoni. Pas dy humbjeve radhazi kundër Partizanit dhe Tiranës, ekipi i Tetovës reagoi fuqishëm duke thyer Laçin dhe më pas Vllazninë, me lojë dhe rezultat. 6 pikë në 4 javë, nuk janë shifra për tu hedhur poshtë.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: