Olivier Giroud zhvilloi një sezon pozitiv te Milan, ku në 29 ndeshjet e edicionit të kaluar, shënoi 11 gola. Edhe ky vit futbollistik ka nisur mirë për të, pasi ka gjetur rrugë ne rrjetës 3 herë në 6 ndeshje.
Kështu, kampionët e Italisë po mendojnë rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2023. Sipas asaj që shkruajnë mediat, kuqezinjtë dëshirojnë të vazhdojnë rrugën së bashku me lojtarin edhe për një vit tjetër, ndoshta me një opsion zgjatjeje deri më 30 qershor 2025.Ajo çka nuk premton shumë është mosha e sulmuesit, me Giroud që është 35 vjeç.

(BalkanWeb)
