Në këtë ditë të parë të shkollës, edhe Policia Bashkiake e Tiranës është vënë në krye të detyrës.
Punonjës të policisë bashkiake kanë dalë terren duke ndihmuar fëmijët që të shkojnë në shkollë.
“Mirëmëngjes nga çdo shkollë e Tiranës. I urojmë suksese fëmijëve, mësuesve, prindërve. I sigurojmë ata, se shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë çdo ditë, në çdo shkollë për të garantuar sigurinë e fëmijëve”, thuhet në postimin e policisë bashkiake.