Skuadra perfekte në pesë ligat kryesore evropiane për momentin është Real Madrid, i cili ka fituar të pesta ndeshjet e para në kampionat dhe dy të tjera në Evropë.

Është e vërtetë që rritja e Barcelonës na fton të mendojmë për një rrugëtim më të komplikuar të skuadrës së Carlo Ancelottit se sezonin e kaluar, por për momentin gjithçka është perfekte. Në pesë ligat kryesore, askush nuk ka një bilanc të krahasueshëm me atë të madrilenëve.

Sukseseve në La Liga u duhet shtuar edhe dueli për Superkupën e Europës ndaj Eintracht Frankfurt-it dhe debutimi në Champions League për sezonin e ri. Të dyja përfunduan me fitore të “Los Blancos”. Pra, në total, 7 ndeshje, 7 fitore; 20 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar, me një mesatare thuajse 3 gola të shënuar për ndeshje.

Fillimi i përsosur i Real Madridit nuk gjen kopje në pesë ligat kryesore kontinentale. Ne rishikojmë të dhënat më poshtë për ta vendosur skenën e të bardhëve në kontekst.

Ka shumë skuadra në 5 ligat kryesore që nuk janë mundur, por vetëm fitore, asnjë skuadër nuk i ka. I vetmi ishte Arsenali që fitoi 5 ndeshje radhazi, por më pas u mposht në javën e gjashtë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb