Gjykata e posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasurive të Anton Gjinajt, i njohur si Pashuk Gjinaj. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

SPAK vendosi sekuestro për 23 pasuri 6 prej te cilave biznese mes tyre dhe kompania e ndërtimit ALESIO 2014 shpk.  Pasuritë e Gjinajt po kalojnë në sitën e SPAK pasi dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti i kundërligjshme.

Aktualisht Anton Gjinaj po kryen dënimin me 8 vite e 9 muaj burg në burgun e Reçit të dhënë nga drejtësia Spanjolle.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: