Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
2 vezë
50 gr sheqer
2 lugë gjalpë
100 ml qumësht
80 gr miell
1 zarf pluhur pjekës
6 mollë
Pak kanellë
Përgatitja
Presim mollët në mes, më pas në feta të holla dhe i spërkatim me kanellë. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë gjalpin, qumështin, miellin dhe pluhurin pjekës. Mollët i shtojmë te brumi dhe i trazojmë. Më pas i kalojmë në një tavë me diametër 20cm dhe nga lart i vendosim një dorë mollë që e kemi ruajtur. E pjekim për 40 min në 180 gradë.
(BalkanWeb)