Sot një ndër problemet më shqetësuese të gjuhës së njësuar është çështja e njohjes së kulturës gjuhësore. Këtu kemi parasysh gjuhën letrare. Përdorimi i normës letrare në të folur dhe në të shkruar është një detyrim për të gjithë, por përdorimi i saj vitet e fundit, në jetën e përditshme të secilit prej nesh nuk zbatohet ashtu siç duhet, sipas rregullave gjuhësore, madje as nga institucionet.

Për të folur për të gjitha këto shqetësime sot ishte i ftuar në “Vila24” ish-pedagogu, përkthyesi, publicisti, leksikografi dhe shkrimtari Edmond Tupja.

“Gjuha shqipe po shkon drejt humnerës. Vendi po zbrazet, po vinë të tjerë nga vende të tjera, mund të vinë dhe nga Afrika tha njëherë kryeministri, levizja e lirë por shqipja vdes. Nuk po them pse po vinë, por ata duhet ta mësojnë shqipen, pse unë duhet të harroj shqipen për t’u përshtatur me ta. Po ikin shprehje frazeologjike shqiptare”- tha profesor Tupja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: