Në studion e “Open” në News24, por diskutohet në lidhje me financimin e Partisë Demokratike nga Rusia në vitin 2017.

Klodiana Lala: Sot duhet të konsiderojmë 3 gjëra: Prokuroria ka mundësi të ripyesë Bashën, jo siç është pyetur. Që Basha ka përsëritur 7 herë të njejtën fjali.

Një njeri që nesër pretendon të marrë karrigen e kryeministrit do të thotë të jetë i gatshëm të përballet me drejtësinë.
Prokuroria e ka shkruar fjalinë me të njëjtat gabime orografike. Kjo nuk është serioze.

2- Burimi i 150 mijë dollarë dhe a ka njohje me shtetas rusë të këtyre llogarive.

3- Të zbulohet burimi i parave, duhet hetuar aktiviteti i PD sidomos në 2018 për të parë interesat e saj. Nëse ka marrë para nga Rusia e përcakton ligji.

Zheji: Po flet si gjyqtare e kohës së komunizmit. Fundi i shtetit nëse një parti merret në hetim nga prokuroria, aq më tepër parti opozitare.

Lala: Nëse paratë vijën nga Rusia dua të di në këmbim të çfarë aktivitei janë marrë. Kur hetohet kryetari hetohet partia. Basha ka qenë i pandehur

Noka: Basha jo PD se s’ta nxe goja

Lala: Kur unë isha atje edhe dhe i drejtoja mikrofonin Bashës…

Noka: Dy cështje shqiptarët kanë cështje sot, a ka mashtruar dhe pse. U mbyll dosja dhe pse u mbyll.

Lala: Pazari.

Noka: Hiqe emrin partia vër Basha dhe je në rregull.

Zheji: Është thënë dhe nuk është për tu nënvlerësuar legjendat urbane, në 2017-2019 kemi patur frikën madhe Rama vuri eskortë garde Bashës, sepse Basha thuhej do të vritej nga shërbimet sekrete ruse. Një kolonë e pestë ruse kërkonte destabilizimin e vendit. Erdhi Irani dhe e pamë çndodhi.

këto krijojnë pasiguri dhe krijojmë një kuadër të zi për pjesën tjetër. të gjitha janë montime politike dhe gjeopolitike për ta parë ndërkombëtarët PD si një parti të padenjë për rotacion politik. Në këtë sfond mendoj që detajet e asaj kohe nuk duhet të shkëputen nga sulmi në gazetë. u tha se në këtë gazetë mund të botosh me pagesë. një gazetë online nën mesataren. nuk ka filtër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: