Pedagogët kanë zhvilluar një protestë kë të enjte, pasi nuk ka pasur asnjë reagim ndaj peticionit në lidhje me kërkesat e tyre.

Ndërkohë janë zbardhur nëntë kërkesat e pedagogëve drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Mësohet se në peticion kërkohet të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023.

Ndër të tjera SPUSH thekson se është i bindur se çështjet e renditura janë vetëm një pjesë e problematikës me të cilën përballen Universitetet Publike shqiptare sot.

Ndër të tjera theksojnë se adresimi dhe zgjidhja e tyre nga autoritetet qeveritare e universitare përgjegjëse është e domosdoshme për përmirësimin e kushteve aktuale.

Peticioni: 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: