Deputeti Ervin Salianji, në fjalën e tij në Kuvend mbi marrëveshjen për shkëmbimin e informacionit me Emiratet Arabe, tha se qeveria duhet të punojë për të lehtësuar marrëveshjet për ekstradim.

Ai tha se krerët e mafias i drejtojnë punët nga Dubai me telefon dhe porosisin vrasje në Shqipëri.

“Se ku është arritja e qeverisë kur kjo është një marrëveshje e kërkuar nga Emiratet Arabe.
Qeveria jonë ka bërë vizitë në Dubai dhe Emiratet kërkuan marrëveshje. Qeveria shkon ke Nusreti Emiratet kërkojnë marrëveshje për të thelluar marrëdhëniet. Cili është shqetësimi i Shqipërisë apo kthimi i kriminelëve që janë kthyer në anekdodë në që pushka e vrasjet kërcasin në Shqipëri porositësit e vërtetë të vrasjeve me shampanjë në Dubai. persona në kërkim nga SPAK janë atje të lirë. Në vend të kërkohet lehtësimi i procedurave për ekstradim bëni këtë. Qeveria thotë arritëm marrëveshje për informacion. po më parë nuk kemi pasur? Ka njeri në vend që nuk e di se krerët grupeve të përdorur nga Ps për zgjedhje ushtrojnë aktivitetin në Dubai me Telefon. Qeveria ka frikë se nëse vijnë këtu tregojnë emrat e politikanëve?
të gjitha vijnë për shkak të dështimit të qeverisë shqiptare jo për meritë të saj”, tha ai

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb