Xhuli Keko ju drejtua sërish të shoqit, Teodor Kekos, me një kushtim së largu. Letrat e shkruara ndër vite patën tashmë një zë ndërsa me shpinë nga publiku si për të krijuar intimitetin e duhur, ajo pa në portretin e tij për të gjetur një përgjigje, diku në ndërdijen mes dy botëve dhe në ato që nuk i humbasim kurrë për sa kohë marrim frymë, kujtimet.

20 vite pas ndarjes nga jeta të poetit Teodor Keko, një mbrëmje me vargjet e tij dhe tinguj muzikorë e solli në kujtesë. Pianoja e vënë në skenën e sallës së katedrales ortodokse, shoqëroi secilin varg të interpretuar nga aktorët.

Poet e publicist, pinjoll i një familjeje artistësh, Teodor Keko botoi në të gjallë 15 vepra. Si deputet edhe si gazetar ra në sy prej mprehtësisë dhe atikonformizimit që e kthyen në një personazh atipik që në të gjallë. Për miqtë ai e ruajti shijen e pangatërrueshme të lirisë, deri në fund

Sipas Kastriot Çaushit ai nuk u mund nga sëmundja dhe nuk u ankua për të sepse thoshte Dorin e madh nuk e mund sëmundja e vogël.

Mbrëmja u mbajt nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës ndërsa ministrja veçoi përjetësinë e një poeti.

Për dashurinë që shemb një burrë dhe për shoqërinë që shemb një komb, për ata si ne, e ata krejt ndryshe, për ata që humbëm e për shpresat tona, letërsia e tij ju kushtua të gjithëve, ndërsa ikja e shpejte i preku të gjithë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb