Ekipi i Ballkanit dhe i gjithë stafi që e shoqëroi në transfertë përballë Slavia Prague, përjetuan makthe gjatë momentin kur u nisën për tu rikthyer në Prishtinë.
Avioni më të cilin udhëtonin u detyrua të bënte një kthim urgjent për në aeroportin e Pragës pasi dritarja e pilotit pësoi plasaritje.

Gjatë rrugës së kthimit plasaritja u zmadhua, por për fat të mirë i gjithë ekipi dhe stafi i Ballkanit zbritën pa asnjë problem në aeroportin e Pragës.

Ekipi kaloi natën në Pragë ndërsa mëngjesin e së premten fluturuan sërish drejt Prishtinës.
(BalkanWeb)
