Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet në kampionat. Katalanasit morën suksesin e radhës, këtë herë ndaj Elches 3-0.Gjërat u bënë të thjeshta që në minutën e 14-të, pas daljes me të kuq te mysafirët të Verdu.
Brenda pjesës së parë, ekipi i Xavit do shënonte me Lewandowskin dhe Depayn, ndërsa goli i Pedrit do anulohej për Offside. Sapo filloi e dyta, polaku Lewa takohet sërish me golin.Barcelona është në vendin e parë me 16 pikë. Elche qëndron e fundit me 1 pikë.
(BalkanWeb)
