Është mësuar emri i personit i cili është paraqitur në spital i plagosur në këmbë. Bëhet fjalë për Romeo Berberi 53-vjeç.

“BalkanWeb” mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16 te “Xhamia e Re”.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: