TIRANË- Deputeti socialist, Ben Blushi ka reaguar sot në lidhje me foton e publikuar nga Balkanweb, ku ai shfaqej pranë kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Blushi ka shuar të gjitha aludimet për domethënien e këtij takimi duke deklaruar se fotoja është bërë 1 muaj më parë dhe nuk çon në asnjë konkluzion politik.
“Fotoja me Spahiun e bërë 1 muaj më parë. Është rastësi, koiçindencë nuk çon në asnjë konkluzion politik”, tha Blushi pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku u diskutua incidenti në Elbasan.
(m.k/BalkanWeb)