Angel Di Maria humbet 2 ndeshjet e radhës me Juventusin. Ky ka qenë vendimi i marrë nga Gjykata Sportive në Itali, pas shqyrtimit të kartonit të kuq të marrë ndaj Monzës.
Argjentinasi bëri një gjest antisportiv ndaj Izzos, duke lënë më pas menjëherë fushën e blertë.
Vendimi i Gjykatës Sportive është shpjeguar kështu: “Në minutën e 41-ë të pjesës së parë, si reagim ndaj një faulli të pësuar gjatë një aksioni loje, goditi me bërryl në gjoks një lojtar të skuadrës kundërshtare, pa pasoja të dëmshme”.
Kështu, Di Maria nuk do jetë në dispozicion të Allegrit për ndeshjen me Bolognan, por mbi të gjitha, nuk do mund të kontribuojë ndaj Milanit.

Di Maria red card? pic.twitter.com/xYtYIBnjQe
— Thomas H.K. (@TomTomKrus) September 18, 2022
(BalkanWeb)
