Kosova sfidon Irlandën e Veriut dhe Qipron në muajin shtator. Para këtyre 2 takimeve të rëndësishme të Nations League, ka folur për mediat tekniku i Dardanëve, Alain Giresse. Giresse pranon se skuadra ka mungesa, por do synojë maksimumin në këto ndeshje.
“Kemi dy ndeshje në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros. Kemi përgatitur një listë lojtarësh. Kemi grumbulluar lojtarët kanë qenë më në formë, ata që kanë qenë me më rëndësi në ekipet e tyre dhe në ekipin e Kosovës.Sjellja e lojtarëve të rinj është strategjia e këtij grumbullimi. Si në muajin qershor, fatkeqësisht po përballemi me mungesa, kryesisht për shkaqe lëndimesh, por edhe për shkaqe të tjera.
E vajtojmë faktin se në fundjavën e fundit janë lënduar disa lojtarë. Ne na mbetet t’i zëvendësojmë ata në mënyrën më të mirë të mundshme.Lista fillestare kishte 27 lojtarë. Pastaj, kjo listë është reduktuar në 23 lojtarë shkaku i lëndimeve që ndodhën së fundmi. Do ta shohim se cila është mënyra më e mirë për t’i zëvendësuar këta lojtarë” – Tha ai.
(BalkanWeb)
