Te Tottenham kanë përse të shqetësohen. Spurs ia kanë dalë të mbajnë Harry Kane gjatë gjithë këtyre viteve, duke i rezistuar presonit nga skuadrat e mëdha, por mbase jo për shumë gjatë.
Muajt e fundit interesim për sulmuesin ka shfaqur Bayern Munchen. Klubi bavarez po përdor shumë mënyra për t’u afruar te Kane, e kjo ka trembur disi londinezët.
Mësohet se Tottenham i ka ofruar rinovimin lojtarit, edhe pse kontrata aktuale skadon në vitin 2024. Gjithsesi, për momentin, fokusi do jetë të Kupa e Botës dhe diskutimet mund të fillojnë pas Fifa World Cup.

(BalkanWeb)
